JOQ Albania
Home

Studimi: Vajzat pëlqejnë më shumë ‘psikopatët’ sesa djemtë e mirë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 29/10/2019 9:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vajzat janë më të tërhequra ndaj psikopatëve.

Të paktën në këtë përfundim ka dalë një studim i bërë nga Universiteti Brock dhe Carleton në Kanada që si qëllim kryesor kishte studimin e lidhjes mes dëshirës dhe psikopatisë në marrëdhëniet dashurore.

Kështu, doktori i shkencave Kristopher Brazil rekrutoi 46 meshkuj të moshave nga 17 deri në 25 vjeç. Një asistente e tij i intervistoi të gjithë me video, ndërsa i pyeste se çfarë u pëlqen që të bëjnë në takimin e parë dhe se çfarë ata shohin si të rëndësishme në një lidhje.

46 meshkujt u mbikëqyrën gjithashtu nga studiuesit për të analizuar tipare të psikopatisë në personalitetin e tyre.

Më pas videot e filmuara iu treguan 208 femrave të cilat zgjodhën të preferuarit e tyre në bazë të sa tërheqës ishin, sa besim kishin në vetvete etj.

Kështu, studimi i botuar në Evolutionary Psychological Science, zbuloi se vajzat pëlqenin më shumë djemtë që ishin deri diku ‘psikopatë’.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania