Jane Park ka njoftuar se është në pritje të fëmijës së saj të parë, të cilin ajo e ka ngjizur me një mik.
Pasi fitoi lotarinë në moshën17-vjeçare, asaj nuk po i ecte mirë me marrëdhëniet kështu që filloi të ofronte para, të cilat i kishte me shumicë, për personat që do dilnin me të.
Gjithsesi tashmë 23-vjeçarja po shpreson së fëmija do ta ndihmojë që të gjejë lumturinë që e ka kërkuar prej vitesh.
Si duket, sërish nuk ka mundur të gjejë partner, pasi 'Barry' thjesht ka ndihmuar në ngjizjen e fëmijës dhe nuk janë në një marrëdhënie bashkë.
Duke folur për Mirror, ajo tha:
Qëkur fitoi lotarinë Jane-s nuk i ka ecur dhe aq mirë në jetën dashurore. Ka pasur vetëm dy të dashur, por asnjëri prej tyre nuk ‘bënte’. Duke qenë se u bë milionere në moshë të re, ajo druhej se njerëzit e donin vetëm për paratë.
Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania