Një nënë e re i ka 'vizatuar' vetullat vajzës së saj 6-javëshe me qëllimin që t'i jepte një 'mësim' për më vonë në jetë.
27-vjeçarja Danielle McSherry-Schee, nga Skocia thotë se po 'vdiste' nga kurioziteti për të parë sesi Isabella e vogël do të dukej nëse do t'i kishte vetullat më të theksuara.
Kështu, ajo mori 'veglat' dhe iu fut punës ndërkohë që vajza flinte gjumë. Pasi mbaroi, Danielle tha se thjesht nuk po e mbante dot të qeshurën nga rezultati përfundimtar.
Më pas ajo e ndau foton në Facebook dhe shkruante me shaka se po e mësonte Isabella-n, si të mos e zinte gjumi në festa.
Gjithsesi, ndërsa pati nga ata që qeshën me veprimin e saj, shumë të tjerë e akuzuan se po abuzonte me vajzën.
Danielle u shpreh:
Burimi:Metro|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania