JOQ Albania
Home

Ranë të flinin me vajzën 3-javëshe në mes, prindërit e gjejnë në mëngjes pa shenja jete
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/10/2019 14:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një foshnjë trejavëshe ka ndërruar jetë pas një incidenti që ndodhi gjatë natës ndërsa flinte me prindërit në krevat.

Nëna e vajzës u zgjua në mëngjes dhe kuptoi se foshnja nuk kishte shenja jetë ndërsa fytyrën e kishte pas shpinës të së atit.

Ajo e mori vesh për gjendjen e së bijës rreth orës 7.30, mëngjesin e 27 shtatorit në vitin 2016 ndërsa detajet janë thënë gjatë një seance gjyqi të mbajtur së fundmi.

Pasi thirrën ambulancën, fëmija u transportua me urgjencë për në spital ku mjekët konstatuan se nuk kishin më ç’të bënin për t’i shpëtuar jetën vogëlushes.

Sipas asaj që u dëgjua në gjykatë, babai i Lydia-s, Tom Coomer, i kishte dhënë qumësh me biberon rreth orës 3.30 të mëngjesit dhe e kishte vënë në krevat mes tij dhe të shoqes. Më pas atë e kishte zënë gjumi.

Duke treguar për ngjarjen e rëndë, nëna e vajzës tha:

E ngrita dhe pashë që ishte e zbehtë. U përpoqa të zgjoja Tom-in dhe t’i thoja që po ia merrte frymën. Ai shkoi të kërkonte ndihmë unë e Lydia ishim në krevat."

Besohet se gjatë natës, babai mund të jetë shtrirë mbi vajzën dhe kështu mund t’i ketë marrë edhe frymën.

Lidhur me këtë rast, mjeku patolog Roger Malcomson ka vënë në dukje rreziqet që vijnë nga fjetja me fëmijë të vegjël në një krevat.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/