Ngrohja globale, adoleshentët zotohen të mos lindin fëmijë derisa qeveritë ta marrin seriozisht problemin

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 19.09.2019, 11:39

Disa adoleshentë e kanë ndarë mendjen që nuk do të sjellin në jetë fëmijë nëse qeveritë nuk e marrin seriozisht problemin e ndryshimeve klimaterike.

Mes të rinjve ka nisur një lëvizje e quajtur #NoFutureNoChildren ose 'nëse s'ka të ardhme nuk ka as fëmijë'.

Se çfarë pasojash po shkakton ngrohja globale tashmë e dinë të gjithë e ndërsa disa zyrtarë rreth e qark botës kanë nisur të marrin vendime për ta zgjidhur problemin. Gjithsesi duhet më shumë se kaq që situata të nisë të përmirësohet.

Emma Lim, një studente 18-vjeçare në Kanada ka nisur së fundmi lëvizjen në mënyrë që t'i bëjë qeveritë që të kuptojnë sesi ndryshimet klimaterike i prekin drejtpërdrejt të rinjtë.

Duke folur për Business Insider, adoleshentja u shpreh:

Kur jemi të vegjël mendojmë se qeveria mund t'i rregullojë gjerët, kështu që unë u bashkova me një skuadër të gjelbër dhe u mora me riciklim dhe mendova se gjithçka do të ishte në rregull. Por besimi tek liderët venitet me kalimin e kohës."

Ndjekësit e lëvizjes #NoFutureNoChildren "betohen që të mos sjellin në jetë fëmijë derisa qeveria të sigurojë një të ardhme të sigurt për ta."

Përpjekjet e Lim u nxitën nga një raporti i vitit 2018 të OKB-së që thotë se temperatura e Tokës është rritur me 1 gradë Celsius që nga shekulli i 19-të.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit