Fotografia e një shofereje autobusi duke i mbajtur dorën një djali të vogël që qante është bërë virale në rrjet.
Ishte dita e parë e kopshtit për Axel-in dhe në momentin që hipi në autobus ai nisi të qante. Për fat të mirë, ajo që i qëndroi afër ishte shoferja e autobusit Isabel 'Izzy' Lane e cila i mbajti dorën ndërkohë që djali 4-vjeçar qante.
Sipas nënës së Axel shoferja u mundua që të mos e lëshonte gjatë gjithë udhëtimit dhe kjo i bëri mirë djalit të vogël i cili e kishte marrë me frikë.
Fotoja u nda në rrjet nga Departamenti i Policisë në Augusta më 5 shtator dhe që prej atëherë është bërë viral, ku shumica prej komentuesve përgëzojnë shoferen për gjestin e mirë.
Sipas asaj që tha Isabel djali i vogël ishte fillimisht i emocionuar për nisjen e kopshtit po pastaj papritmas nisi të qante.
Nëna e Alex tha për mediat:
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/