Një grua ka treguar se ndihet e shëmtuar pasi e sulmuan gjatë një konkursi bukurie ku ajo merrte pjesë.
Emma Clarke ishte shumë e lumtur që merrte pjesë në finalen e 'North East Calendar Girls' në Newcastle gjatë fundjavës. Por gëzimi i saj u zbeh shpejt pasi atë e goditën keq në sy të familjarëve.
27-vjeçarja thotë se ajo mori një grusht në fytyrë nga një person i panjohur ndërkohë që zbriste nga treni dhe përfundoi me hundë të thyer.
Modelja e re thotë se sulmi ishte totalisht i paprovokuar nga ana e saj ndërsa policia ka konfirmuar për mediat se një 50-vjeçar është vënë në pranga lidhur me incidentin.
Duke folur për mediat, Clarke tha se sulmi nuk i ka bërë vetëm dëm fizik, por edhe shpirtëror.
Ajo u shpreh:
Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/