JOQ Albania
Home

Lajm i keq për përdoruesit e pajisjeve Apple, Siri ju ‘përgjon’ kur kryeni marrëdhënie intime
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 29/08/2019 15:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Apple u kërkoi falje përdoruesve të saj të mërkurën për kontraktimin e palëve të treta për të dëgjuar regjistrimet audio të marra nga asistenti virtual i pajisjeve të kompanisë.

Praktika, sipas së cilës Apple punëson njerëz për të dëgjuar regjistrimet e Sirit në mënyrë që të masin performancën e asistentit me inteligjencë artificiale, u gjet në qendër të kritikave pasi u zbulua një detaj i ‘vogël’.

Siri regjistron në mënyrë rutinore njerëz duke kryer marrëdhënie seksuale apo edhe duke bërë marrëveshje droge  apo diskutuar informacione konfidenciale mjekësore.

Kompania njoftoi të mërkurën:

Ne e kuptojmë se nuk kemi jetuar plotësisht me idealet tona të larta dhe për këtë kërkojmë falje.”

Apple i pezulloi regjistrimet pasi ‘kallëzuesi’, një ish kontraktues i kompanisë, ekspozoi praktikën e përgjimit të Apple në gazetën The Guardian në qershor.

Burimi:NYP|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/