JOQ Albania
Home

Edhe pse uji është helmues, yjet e Instagramit rrezikojnë jetën për një foto
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 24/07/2019 21:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një numër i madh ‘yjesh’ Instagrami janë sëmurur pasi kanë vizituar një liqen me pamje mahnitëse por toksik.

Liqeni quhet Monte Neme dhe ndodhet në Spanjë ndërsa influencuesit e Instagramit nuk kanë nguruar që të shkojnë ta vizitojnë për një foto edhe pse mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin.

Liqeni njihet ndryshe nga vendasit si ‘Galician Chernobyl’ dhe në fakt ndodhet në një minierë tungsten-i nga Lufta e Dytë Botërore, e cila është braktisur që në vitin 1980.

Uji në një ngjyrë blu mahnitëse në fakt vjen si rezultat i pranisë së kimikateve të rrezikshme të lëna pas nga miniera dhe mund të shkaktojnë dëme serioze për shëndetin.

Sipas mediave në Spanjë një influencuese e njohur si Uxia pësoi një reaksion alergjik dhe ishte sëmurë për dy javë rresht.

Të njëjtin fat kishte pësuar edhe një tjetër person që kishte shkuar për foto tek liqeni.

Gjithsesi, disa prej tyre thonë se ia ka vlejtur gjithçka për të bërë një foto për në Instagram.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania