JOQ Albania
Home

Shpresë për të sëmurit me kancer, krijohet testi që mund të shpëtojë jetë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 23/07/2019 23:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një test i realizuar së fundmi mund të përcaktojë se cilët pacientë me kancer në prostatë mund të jenë të përshtatshëm për një trajtim eksperimental.

Kjo lloj terapie eksperimentale bazohet në “kërkimin dhe shkatërrimin” e qelizave kancerogjene.

Kërkuesit zbuluan muajin e kaluar se kishin gjetur një mënyrë për të udhëzuar drejtpërsëdrejti disa molekula të fuqishme radioaktive drejt tumoreve të prostatës.

Por terapia premtuese nuk funksionon për të gjithë dhe ky test i ri do ta bëjë më të lehtë procesin për gjetjen e personave tek të cilët terapia mund të jetë efektive.

Ekipi i shkencëtarëve e zhvilloi testin për të parë nëse pacientët me kancer të prostatës kanë ndonjë problem me ADN-në që mund të ndalojë ‘riparimin’.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania