Banorët në një qytet në Kinë kanë mbetur të tmerruar kur kanë parë një burrë duke shëtitur me një krokodil në rrugët plot me njerëz.
Si duket burri në video e mban krokodilin si ‘kafshë shtëpiake’.
Zvarraniku gjigant, që thuhet të ishte rreth 2 metra i gjatë, është filmuar nga qytetarët ndërsa lëvizte nëpër trotuare pa asnjë mjet sigurie.
Pasi eci për pak, ai më tej shihet teksa futet në një kafaz.
Asnjë person nuk është lënduar gjatë incidentit, gjithsesi pronari i grabitqarit gjakftohtë u gjobit nga polica.
Policia tha se pronari i krokodilit, një interpretues, kishte një licencë të veçantë për ta mbajtur kafshën e egër, por atij nuk i lejohej ta mbante në vende publike.
Zyrtarët thanë më tej se pas incidentit, krokodili u mbyll nga i zoti në një kafaz.
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania