JOQ Albania
Home

Zbulohet kush është duke ju përgjuar kur shihni filma për të rritur
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 20/07/2019 13:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Facebook, Google dhe Oracle mund të jenë duke ju “përgjuar” ndërkohë që ju shihni filma për të rritur.

Ky është një përfundim që vjen nga një studim i marrë nga Microsoft, Carnegie Mellon, dhe Universiteti i Pensilvanisë.

Për të realizuar studimin, kërkuesit kanë analizuar më shumë se 22,484 faqe që ofrojnë përmbajtje për të rritur me anë të një mjeti të quajtur ‘webXray’.

Gjatë kërkimit u zbulua se:

…Gjurmimi është endemik kur vjen puna tek faqet pornografike: 93% e këtyre faqeve ‘rrjedhin’ informacione tek palët e treta. Kjo bën që këto faqe të paraqesin kërcënime specifike për sigurinë personale dhe autonominë në çdo shoqëri që rregullon gjininë dhe seksualitetin".

Kështu, studiuesit zbuluan se Google dhe shërbimet e tjera të saj gjurmojnë 74% të faqeve kryesore me përmbajtje për të rritur, Oracle 24% ndërsa Facebook 10%.

Edhe nëse mendoni se duke përdorur “incognito”, jeni të sigurt, rezulton ta keni gabim pas historia e lëvizjeve tuaja sërish ndahet me palë të treta.

Burimi:NYP|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania