Kohëve të fundit mediat sociale janë mbushur me versione të ‘vjetra’ të njerëzve të rinj.
Miqtë tuaj mund të jenë ‘plakur’ më shpjet seç duhej dhe për këtë meritat i merr aplikacioni FaceApp, i cili përdor inteligjencë artificiale për të ndryshuar digjitalisht fytyrën e përdoruesve.
Manisë për ta parë se si do të duken në moshë më të madhe nuk i kanë shpëtuar as VIP-at të cilët i kanë postuar fotot më pas edhe në rrjetet sociale.
Por, ekspertët paralajmërojnë se ky filtër, që vjen falas dhe është krijuar në vitin 2017 në Shën Petersburg, mund të jetë një rrezik i vërtetë për të dhënat tuaja.
Ky aplikacion rus është një nga më të shkarkuarit në botë ndërsa tifozët e tij i ndajnë fotot në mediat sociale duke përdorur hashtagun #faceappchallenge.
Gjithsesi, thuhet se FaceApp, të cilit ju i jepni leje që të ketë akses në fotot tuaja, përfshin gjithashtu edhe disa “Terma dhe Kushte” që u japin të drejtë të përdorin, publikojnë, fotot dhe të dhënat tuaja personale.
Me pak fjalë, duke përdorur këtë filtër, ju i keni dhënë Rusisë akses në të gjitha fotot tuaja.
Burimi:NYP|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania