Një burrë nga India ka plot 40 vite që nuk i pret flokët dhe i quan ato ‘një bekim nga Zoti’.
Flokët e 63-vjeçarit Sakal Dev Tuddu, nga distrikti i Munger tashmë kanë një gjatësi prej gati dy metrash.
Ai thotë se një natë, 40 vite më parë, flokët e tij ndryshuan papritmas dhe aty ai e kuptoi që ky ishte një bekim hyjnor.
Tuddu thotë gjithashtu se Zoti e vizitoi në një ëndërr dhe i tha që të mos i priste, një udhëzim që edhe sot e kësaj dite ai i bindet.
Sakal madje hoqi dorë nga pija dhe duhani si shenjë e devotshmërisë dhe besimit të tij. Kështu, burrat e shenjtë si ai nuk i krehin kurrë flokët.
Fqinjët e tij e quajnë 'Mahatma Ji' si një shenjë respekti për pamjen e tij të shenjtë dhe sjelljen e përulur.
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania