Media italiane “zbërthen”mafian shqiptare, ja kush janë familjet që mbushën Gadishullin Apenin me drogë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.07.2019, 12:02

Mediat italiane vijojnë të shkruajnë për trafikun e drogës që bëhet nga Shqipëria drejt Italisë.

Së fundmi, një artikull i publikuar nga një media italiane, flet për rrugët e trafikut të lëndëve narkotike, si dhe për familjet mafioze, të cilat edhe pse vijojnë të veprojnë në mënyrë të pavarur, për të ndarë territorin dhe fitimet e paligjshme, bashkëpunojnë me njëri tjetrin.

Në artikullin e portalit italian "Primopianomolise", ndër të tjera thuhet:

Ata kanë një “drejtim të përbashkët kriminal”, veçanërisht në fushën e trafikimit dhe trajtimit të drogës, i cili përqendrohet kryesisht në zonën bregdetare. Ata janë mafiet e reja, organizatat kriminale dhe rrjetet e korruptuara që nga Isernia në Termoli, duke kaluar nëpër Campobasso, e në heshtje vazhdojnë të ndikojnë në jetën e qytetarëve dhe operatorëve ekonomikë".

Ajo që vihet re është bashkëpunimi mes organizatave më të njohura mafioze italiane si Ndragheta dhe Camora me mafia të rëndësishme shqiptare dhe nigeriane, kryesisht në trafikun e drogës.

Sipas medias italiane, provinca e Molisë është "kryeqyteti" i mafias shqiptare në Itali. Gjëja më shqetësuese është konsolidimi i marrëdhënieve mes mafias italiane dhe asaj shqiptare.

Po ashtu, portali italian zbulon zonat e influencës të ndara nga grupet kriminale, duke përmendur me emra familjet më kryesore.

Më konkretisht, familjet Hasani dhe Shabani, kontrollojnë bregdetin e Shqipërisë, Durrësin, Vlorën dhe Fierin. Gjithashtu influenca këtyre dy familjeve shtrihet deri në kryeqytet.

Ata kanë krijuar një rrjet ndërkombëtar mafioz tepër të sofistikuar e të qëndrueshëm, që operon në trafikimin e drogës, qenieve njerëzore, organeve njerëzore dhe armëve.

Një tjetër familje që përmendet në artikullin e portalin italian është Klani i Gjokës, e cila udhëhiqet nga Dashmir Gjoka, që luan një rol të rëndësishëm në qytetin e Durrëst, kryesisht në zonën mes fshatrave Sallmonë, Shijak dhe Xhafzotaj.

Dashamir Gjoka njihet për marrëdhënie të afërta me politikanë, ndërsa përdor sektorin e ndërtimit si një mjet ligjor për pastrimin e parave nga trafiku i drogës dhe armëve.

Ndërkohë Klani Xhajka, i udhëhequr nga Ilir Xhajka, përfaqëson pushtetin kriminal në Sukth. Ky klan përfshihet në trafik të ndryshëm të paligjshëm si në Shqipëri dhe në Itali.

Familjet e tjera të rëndësishme në zonën qendrore veriore të vendit janë Halkaj, Caushi, Shehu dhe Kakami.

Agim Gashi është një figurë kriminale që përfshin jo vetëm Italinë, i cili organizoi të trafikimin e lëndëve narkotikëve nëpërmjet mbulimit të restoranteve, agjencive të pasurive të paluajtshme dhe objekteve të tjera të përshtatshme.

Alfred Shkurti, i njohur si Aldo Bare, ishte një tregtar shqiptar i drogës, i arrestuar në Itali. Rrjeti i Shkurtit u zhvillua përgjatë rrugës që lidh Shqipërinë me Italinë dhe për këtë arsye shumë anëtarë të organizatës së tij u arrestuan brenda kufijve italianë.

Rrugët kryesore të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali sot janë dy:

1) Vlorë – Otranto – Taranto – A14 – Molise – Abruzzo – Marche – Emilia Romagna – Lombardia;

2) Durrës – Bari – A14 – Molise – Abruzzo – Marche – Emilia Romagna – Lombardia.

Në mbyllje të artikullit të saj, "Primopianomolise", thekson se:

Megjithë arrestimet dhe hetimet, mafia shqiptare nuk ndalet sepse burimet e të ardhurave të këtij trafiku janë vërtet të mëdha".

Burimi: Primopianomolise | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit