Ka ende ndjenja për Interin, Icardi “çmend” tifozët me gjestin e radhës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 08.07.2019, 17:51

Interi ka nisur ditën e sotme fazën përgatitore në Lugano. Pjesë e lojtarëve të grumbulluar nga Conte ishin edhe Naingolan e Icardi.

Për të dy Marotta deklaroi një ditë më parë se nuk bëjnë pjesë më në planet e shoqërisë. Përpara se të niseshin për në Zvicër, Conte grumbulloi skuadrën në qendrën stërvitore "Appiano Gentile".

Icardi ka ardhur në qendrën stërvitore me Lamborghinin e tij zikaltër. Mediat italiane e kanë parë gjestin e ish-kapitenit, si një konfirmim i lidhjes së fortë të tij me ngjyrat zikaltër, të cilave do t'u thotë mirupafshim gjatë merkatos verore.

Krisja mes Icardit dhe klubit ndodhi pak muaj më parë, pas deklaratave të përsëritura të Wanda Naras në media.

Deklaratat u kanë sosur durimin zikaltërve, të cilët vendosën t'i hiqnin shiritin e kapitenit.

Më pas Icardi nuk pranoi që të luante në disa nga ndeshjet vendimtare të Inter. Kjo bëri që ish-kapiteni të humbte edhe respektin e një numri të madh tifozësh zikaltër.

Burimi: Calciomercato|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit