Një vajzë e sapomartuar është dhunuar keq nga i shoqi sepse ai nuk mund të kryente marrëdhënie seksuale me të.
Çifti nuk pati intimitet dhe jo sepse vajza e refuzoi, por sepse e kishte të pamundur për shkak të një problemi fizik.
20-vjeçarja nga Pakistani zbuloi atë natë se vagina e saj ishte vetëm 2 centimetra e gjatë, dhe kjo e bënte të pamundur kryerjen e marrëdhënieve me bashkëshortin.
Si pasojë e anomalisë, vajza e kishte përjetuar dhimbje të tmerrshme dhe kjo e ‘xhindosi’ akoma më keq burrin e saj.
Sipas raportimeve ai e rrahu keq dhe më pas e dërgoi tek prindërit që ta kuronin.
Sipas mjekëve që e trajtuan, në Pakistan ekziston një stigmë shoqërore e lidhur me sterilitetin së bashku me bestytnitë dhe mitet rreth gjinisë.
Në këtë rast, e reja nuk kishte pasur kurrë menstruacione dhe kishte pasur dhimbje në pjesën e poshtme të stomakut gjatë tre viteve të fundit.
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania