Tao Balla “show” në market për inspektim çmimesh, vetëm xhaketa i kushton sa 4 karroca plot

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26.03.2022, 20:23

Taulant Balla ka vazhduar ditën e sotme shfaqjen që eksponentë të qeverisë dhe të parlamentit kanë disa kohë që po bëjnë nëpër marketet e ndryshme të vendit. Sot Balla i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë Lushnje shkoi “për inspektim çmimesh” në një market të këtij qyteti. Ai justifikoi çmimet e larta me luftën në Ukrainë, duke dalë në terren gjoja për të mbrojtur shtresat e varfëra nga abuzimi me çmimet.

Por një detaj në veshjen e tij ka rënë në sy të shqiptarëve. Balla kishte veshur një xhaketë të markës së shtrenjtë STONE ISLAND më vlerë mbi 400 mijë lekë, referuar çmimeve të publikuara në faqen e kësaj kompanie veshjesh. Me këtë vlerë një shqiptar i zakonshëm mund të blejë të paktën 4 karroca plot me ushqime në supermarket.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit