EKSKLUZIVE/ 6 kulla gjigante do gllabërojnë Liqenin, oligarkët pronarë me bekimin e Ramës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.03.2022, 19:39

Kullat e parave të pisëta po kapin qiejt në kryeqytet ndërsa pushteti është bërë një biznesmenët që po gllabërojnë edhe centimetrin në këtë shtet. Përfitimet janë galopante nga të dyja anët ndërkohë që populli i thjeshtë vuan për bukën e gojës.

Pak ditë më parë JOQ ALBANIA denoncoi dhënien e lejeve të ndërtimit për një kompleksi kullash tek diga e Liqenit Artificial të Tiranës. Bëhet fjalë për 6 kulla të reja që do i shtohen zonës së liqenit me lejen e KMT të drejtuar nga Rama.


VENDIMI I KËSHILLIT KOMBËTAR TË TERRITORIT

Për ndryshim të Lejes së Zhvillimit për objektin: “Kompleks me funksion banimi dhe shërbimesh “Tirana Lake”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me zhvillues shoqëritë “Building Construction” sh.p.k dhe “Eldino” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks me funksion banimi dhe shërbimesh “Tirana Lake”, Faza 1, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me zhvillues shoqëritë “Building Construction” sh.p.k dhe “Eldino” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks me funksion banimi dhe shërbimesh “Tirana Lake”, Faza 2, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me zhvillues shoqëritë “Building Construction” sh.p.k dhe “Eldino” sh.p.k.


Kullat tek Liqeni Artificial i Tiranës, duke lënë mënjanë ato të Bashkim Ulajt tek diga… do të ndërtohen me emrin “Tirana Lake”, me zhvillues shoqëritë “Building Construction” sh.p.k të Ilir Merjas dhe dhe “Eldino” sh.p.k. të Gabriela Dinos. Këto kulla thuhet se rrezikojnë digën e liqenit dhe po ndërtohen me para të dyshimta, në një paralajmërim që JOQ i bëri SPAK për të hetuar.

JOQ ALBANIA ka siguruar projektin e 6 kullave të frikshme që do të gllabërojnë hapësirat publike e do të pasurojnë më tej oligarkët me lejen e qeverisë.

Kompleksi i 6 kullave nis nga Universiteti i Tiranës dhe përfundon tek diga e Liqenit Artificial. 6 kullat janë projekti i radhës korruptiv që do të kafshojnë hapësirën e gjelbërt të Liqenit.

Nëse keni vënë re prishjen e Gardës tek Liqeni, pikërisht është trualli i vënë në funksion të këtij kompleksi me pronarë oligarkë-qeveri. Në kompleks do të përfshihen edhe disa institucione publike: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, BKH dhe Qendra e Shërbimeve Publike.

Ironike apo jo? BKH do i ketë zyrat të ndërtuara nga ata që supozohet të hetojë… Mirë se vini në Shqipëri miq!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit