Studimi/ Ëmbëlsuesit tek Coca Cola mund të rrisin riskun e kancerit me 13%

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.03.2022, 20:32

Sipas një studimi të ri, ëmbëlsuesit që përdoren zakonisht në pijet freskuese dietike mund të rrisin rrezikun e kancerit.

Ekspertët nga Instituti Kombëtar Francez për Shëndetin dhe Kërkimet Mjekësore dhe Universiteti Sorbonne Paris Nord, gjurmuan dietën dhe shëndetin e 100,000 njerëzve gjatë tetë viteve.

Increased cancer risk from fizzy drinks - no matter what size you are | Pursuit by The University of Melbourne

Ata gjetën një rritje rreth 13 për qind më të lartë të rrezikut të kancerit për njerëzit që konsumonin rregullisht ëmbëlsues artificialë.

Ky rrezik më i lartë u vërejt për “ëmbëltuesit aspartame” dhe “acesulfame-K”, të dy të përdorur në Mbretësinë e Bashkuar në pije joalkoolike të tipit Diet Coke, Coke Zero, si dhe kosi dhe djathi.

Të dhënat u mblodhën nga një studim i vazhdueshëm ushqimor afatgjatë në të cilin pjesëmarrësit dorëzojnë të dhëna dietike 24-orëshe çdo gjashtë muaj.

Just one soft drink a day could increase cancer risk, study finds | Sugar | The Guardian

Studiuesit krahasuan marrjen e tyre të ëmbëlsirave artificiale me diagnozat e kancerit të raportuara nga pjesëmarrësit deri në janar 2021.

Rreth 37 për qind e pjesëmarrësve konsumuan me vetëdije ëmbëlsues artificialë të paktën një herë në ditë.

Në fund të studimit, 3,358 persona u diagnostikuan me kancer. Nga këta, 982 kishin kancer të gjirit, 403 kishin kancer të prostatës dhe 2032 kancer të lidhur me obezitetin.

Controversial New Study Links Artificial Sweeteners to Cancer Yet Again - inspiryblog.com

Gjetjet sugjeruan se ata njerëz që konsumonin sasi më të mëdha (zakonisht 79 mg në ditë) të ëmbëlsuesve artificialë kishin një rrezik 13 për qind më të lartë të kancerit të përgjithshëm krahasuar me ata që nuk konsumonin ëmbëlsues.

Burimi:www.dailymail.co.uk | Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Consuming artificial sweeteners linked to cancer risk: Study - TODAY

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit