Nuri Belba i Bashkisë Prrenjas i “fal” 115 milionë Luan Kaprit ndonëse dha ofertën më të lartë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21.03.2022, 22:16

Tenderat janë vërtetë një problem i madh për mënyrën sesi përdoren për të shpërdoruar paratë e popullit shqiptar. Ndonëse taksat janë të larta dhe askush në qeveri nuk ka ndërmend t’i ulë, këto para që u merren shqiptarëve duket se nuk shkojnë aty ku duhet, por në xhepat e pushtetarëve dhe kompanive që marrin pjesë në tendera. Një rast i një tenderi të dyshimtë është edhe ky që do t’ju paraqesim në vijim.

Bëhet fjalë për Bashkinë Prrenjas të drejtuar nga Nuri Belba. Ky institucion ka organizuar një procedurë prokurimi që mban numrin e referencës REF-19772-02-16-2022. Objekti i saj është “Transporti i mbetjeve urbane nga qyteti i Prrenjasit në Incenerator (Elbasan) pranë Metalurgjikut” dhe ka si fond limit shumën prej 9,957,838 lekë të reja pa TVSH ose rreth 120 milionë lekë të vjetra me TVSH. Por le të hulumtojmë dokumentat e kësaj procedure.

Rezulton se kanë marrë pjesë vetëm dy kompani. Që këtu fillojnë dyshimet, pasi duket se kemi të bëjmë me një konkurrencë të cunguar. Gjithsesi problemi i vërtetë shfaqet në vijim. Fituese është shpallur firma REJ me ofertë 9,498,395 lëkë të reja pa TVSH ose rreth 115 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo kompani është në pronësi të shtetasit Luan Kapri, një person i përmendur shpesh si fitues në tendera të dyshimtë.

Por rezulton se kompania tjetër në fakt ka dhënë ofertë më të ulët sesa firma e Luan kaprit, por çuditërisht nuk është marrë në konsideratë dhe është skualifikuar. Ndërkaq vihet re edhe një tjetër fakt i dyshimtë. Vlera fituese e ofruar nga firma REJ ka një diferencë thuajse qesharake me fondin limit të tenderit, përkatësisht sa 95.4%. Të gjitha sa më sipër ngjallin dyshime se kemi të bëjmë me një tender me fitues të paracaktuar.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit