Tragjedia e dyfishtë në Tropojë/ Asnjë masë sigurie për jetën e minatorëve, miniera me porta të kalbura

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 21.03.2022, 21:22

Një ngjarje e rëndë ndodhi dy ditë më parë në Tropojë, ku minatorët Adil Dautaj dhe Afrim Zhutaj humbën jetën pasi u shemb galeria e nxjerrjes së kromit në Lajthizë. Lidhur me këtë, policia njoftoi arrestimin e drejtuesit teknik duke e akuzuar për shkelje të rregullave të sigurimit teknik. Siç shihet në një foto të publikuar në media, porta hyrëse e galerisë ishte me drurë gjysmë të kalbur dhe disa kavo, ndërsa gjendja nëntokë raportohet se ishte akoma më keq.

Administratorët nuk kishin bërë asgjë për të rritur sigurinë gjatë punës së minatorëve. Raportohet se minierat ku minatorët po kryenin gërmimet, datojnë që në kohën e Luftës së Dytë Botërore. Pas viteve 1990 shfrytëzimi i minierave bëhet nga kompanitë koncesionare. Sipas raporteve të Inspektoratit Shtetëror të Punës, në Shqipëri minierat janë sektori i dytë më i rrezikshëm për jetën e punëtorëve, pas atij të ndërtimit. Vetëm në tre vitet e fundit mbi 20 minatorë kanë humbur jetën në minierat e vendit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit