Nadir Çausholli, oligarku me vepra penale që Rama i jep tendera kërkon kompensim për naftën

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.03.2022, 14:27

Shqipëria, ky vend paradoksal… Ku të varfërit kanë mbetur të tillë pasi i kanë shtypur qeveritë ndër vite, e oligarkët e pasur kërkojnë të shtrydhin popullin deri në qelizën e fundit, me aleat qeverinë.

Qeveria Rama 3 është padyshim ajo e çudirave. Jo vetëm përsa i përket ideve inovative të zhvatjes së qytetarëve të varfër, por cinizmit e hipokrizisë deri në paturpësi që u shfaqet qytetarëve çdo ditë në ekrane.

Pak ditë më parë Rama së bashku me Ballukun dhe Ibrahimajn zhvilloi një takim me përfaqësues të shoqërive ndërurbane të qytetit.

Shumë qytetarë mbase nuk e kanë bërë lidhjen për shkak se nuk kanë aq informacion sa mediat, por gjithçka në atë takim nuk ishte asgjë më shumë veçse një farsë e shëmtuar hipokrite e qeverisë, në takim me oligarkët.

As më pak e as më shumë, në takim ishte i pranishëm dhe mori mikrofonin për të folur me Ramën, vetë oligarku i shëndetësisë me precedentë penalë Nadir Çausholli.

Pronari i kompanisë farmaceutike CFO PHARMA, përfituesi i Miliarda Lekëve nga Buxheti i Shtetit dhe futjes në xhep të taksave të shqiptarëve, falë ministrave të Shëndetësisë së Ramës ndër vite, pati guximin të dilte publikisht para ortakut të tij qeveritar dhe t’i kërkonte kompensim për naftën për kompaninë e tij Green Line, të autobusëve që kanë lidhur kontratë me Erion Veliajn për Bashkinë e Tiranës.

Oligarku i veprave penale i dënuar disa herë me kompaninë e tij me emra të ndryshuar, donte t’u jepte qytetarëve përshtypjen se ishte një hallexhi dhe i kërkoi Ramës kompensim për karburant për autobusët e tij.

KUSH ËSHTË OLIGARKU NADIR ÇAUSHOLLI?!

Çauaholli është dënuar disa herë për mashtrim në mënyrë të përsëritur, histori që nis që nga viti 2015.

Rezulton se ky oligark ka përfituar tendera nga Ministria e Shëndetësisë edhe kur ka qenë në burg duke vuajtur dënimin për mashtrim.

Megjithëse kompania e tij u dënua duke iu hequr e drejta të tregtojë ilaçe, ironia është se në vitin 2016 i jepet çmimi si “Biznesi më i Mirë i Vitit” nga Dhoma e Tregtisë.

Çausholli me kompaninë e tij që dikur quhej OMEGA PHARMA i paraqiste receta për rimbursim Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor Tiranë duke i zhvatur shtetit 2.2 Milionë Euro për më pak se një vit, teksa merrte edhe para nga Buxheti i Shtetit.

TË DHËNA AKTUALE

998 MILIONË LEKË PA TVSH është vlera e tenderave që ka përfituar Nadir Çausholli vetëm në sektorin e Shëndetësisë.

Vlera që ka përfituar nga Thesari i Shtetit (2019-2022) është 717 MILIONË LEKË.

KLIKONI KËTU PËR TË PARË TRANSAKSIONET E THESARIT

SI OLIGARKU MASHTRONTE POPULLIN E SËMURË DHE U SHISTE ILAÇE ME 4-FISHIN E VLERËS REALE

Nga investigimi i mediave, është zbuluar se në farmacitë e Çaushollit shiteshin ilaçe të importuara me çmime disa fish më të larta me ato të blerjes.

Një nga abuzimet më të mëdha që ka bërë kjo kompani, është zbuluar nga mediat dhe ka të bëjë me ilaçin e quajtur Soludamin.

Çausholli ua shiste pensionistëve të varfër këtë ilaç me vlerë 180 herë më të shtrenjtë se çmimi i blerjes dhe shumë fish më shtrenjtë se çmimi që kishte miratuar komisioni i çmimit të barnave.

Gjoba për abuzime me çmimet, do i kushtonte Çaushollit 10 fish sa përfitimi në mënyrë abuzive që ka pasur kjo kompani nga shitja e Soludaminës, që shkonte deri në 400 milion lekë ndaj CFO PHarma.

Qeveria shqiptare ka akorduar një fond prej 500 milion lekësh për të kompensuar naftën për transportin urban.

Shqiptarët janë zhytur në krizë ekonomike, çmimi i naftës pritet të pësojë sërish rritje, buka ka shkuar 130 Lekë, një kokër vezë 30 Lekë, ndërsa oligarku kërkon kompensim për naftën me taksat tona.

E KENI TË QARTË SKENARIN MIQ: OLIGARKU QË HA LEKËT TONA DHE NA ZHVAT XHEPAT KUR KËRKOJMË NDIHMË PËR T’U SHËRUAR, ME PATURPËSINË MË TË MADHE I KËRKON QEVERISË T’I PAGUAJË KARBURANTIN ME PARATË TONA.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit