“Kollë e thatë, ethe, dhimbje trupi” Simptomat e gripit të shpendëve tek njerëzit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.03.2022, 12:35

Gripi i shpendëve është rishfaqur sërish në mbarë botën, ku zogjtë ujorë si rosat, patat, pulëbardhat, dhe shpendët për konsum janë burimi i sëmundjes. Tek këto specie, infeksionet zakonisht nuk shkaktojnë simptoma, por këta zogj janë cituar si burim i shpërthimeve të gripit të shpendëve.

Zogjtë e shtëpisë si pulat, rosat dhe gjelat vijnë të paratë në radhë ndër shpendët që infektohen me gripin e shpendëve.

Dr. Jo-Anne Passalacqua, një specialiste e sëmundjeve infektive në Hartford HealthCare dhe Qendrën Mjekësore të Shën Vincentit në Bridgeport ka deklaruar se shumë nga shenjat e gripit të shpendëve tek njerëzit janë të ngjashme me simptomat e zakonshme të gripit sezonal, duke përfshirë ethe, gulçime në kraharor, dhimbje koke, dhimbje trupi dhe kollë të thatë.

Nëse njerëzit që mbajnë shpendë zhvillojnë këto simptoma, ajo tha se duhet t'ia bëjnë të njohur simptomat mjekut, pasi ndryshe ofruesi i kujdesit mund të mos ekzaminojë diagmozën e gripit të shpendëve.

“Tani për tani, njerëzit me simptoma të ngjashme me gripin, gjëja e parë që duhet bërë është kontrolli për COVID dhe i dyti është ekzaminimi i tyre për gripin sezonal,”-tha Passalacqua për CT Insider.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit