Abuzimi i Veliajt me njoftimet e taksave, 60 milionë për të printuar në letër informacionin që të gjithëve u del online

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.03.2022, 23:13

Gjatë viteve të fundit qeveria në pushtet është mburrur shpesh se ka futur në përdorim teknologjinë dhe marrjen e shërbimeve online, duke evituar në këtë mënyrë vonesat, rradhët apo deri edhe tek kursimi i letrës së printuar. Por rezulton se kjo është thjesht një propagandë mediatike pasi në të vërtetë duket se nuk funksionon kështu në praktikë. Madje nuk bëhet fjalë për ndonjë institucion të dorës së tretë por për vetë Bashkinë Tiranë, e cila duket se nuk po zbaton frymën e dixhitalizimit.

Bëhet fjalë për njoftimin e biznesevë të kryeqytetit për taksat dhe tarifat vendore të cilët janë të detyruar t’i paguajnë çdo vit, e në rastin konkret për vitin 2022. Rezulton se për të njoftuar bizneset Veliaj do të harxhojë rreth 60 milionë lekë të vjetra me TVSH për printime letrash dhe zarfash të cilët më pas do të shërbejnë si njoftim për kompanitë apo bizneset e kryeqytetit. Por në fakt të gjithë bizneseve ky njoftim u vjen në mënyrë elektronike. Pra nuk ka fare nevojë që të harxhohen 60 milionë lekë për të printuar njoftimet e taksave në letër. Për më tepër prej vitesh këto zarfa nuk mbërrijnë realisht pranë bizneseve, dhe të gjithë informohen online në faqen e internetit të tarifave vendore të Bashkisë Tiranë.

Në këtë kuptim, gjithë këto para janë një abuzim i pastër, kur lekët merren por puna nuk bëhet. Për të kaluar në të dhëna konkrete, bëhët fjalë për tenderin me numër refernce REF-19966-02-17-2022 dhe me objekt “Shërbimi i Printimi të Njoftim Detyrimeve për vitin 2022”, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe e Tarifave Vendore Tiranë, institucion në varësi të bashkisë. Fituese është shpallur firma Inpress në pronësi të Erald Dervishit, ndonëse një tjetër firmë ka dhënë ofertë më të ulët. I takon SPAK të shqyrtojë me seriozitet këtë tender për të marrë masat e duhura për këtë abuzim të pastër me paratë e shqiptarëve.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit