Sherr i madh në Bubq/ Burri rrihet me levë nga të rinjtë në sy të gruas

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.03.2022, 20:54

Një ngjarje me të vërtetë absurde ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bubq rreth orës 18:50. Shumë qytetarë u bënë dëshmitarë të një skene tepër të rëndë në mes të rrugës. Sipas dëshmive ekskluzive për JOQ Albania, mësohet se disa të rinj rrahën tepër dhunshëm me leva një burrë për përparësinë në rrugë. Mësohet se burri kishte në makinë edhe gruan e tij, por kjo nuk ka mjaftuar dhe të rinjtë e kanë goditur pa mëshirë me leva hekuri, grushta e shkelma.

Është e pakuptueshme se si nëpër rrugët e Shqipërisë kushdo mund të qarkullojë me armë të tilla të ftohta (dhe jo vetëm) në makinë. Ndërkohë që policia nuk ngurron të vendosë mijëra gjoba për rrip apo për përdorimin e telefonit, duket se individë të caktuar e kanë tepër të lehtë të qarkullojnë me leva në makinë dhe të rrahin qytetarë të ndryshëm për shkaqe banale.

Në vijim video e plotë e sherrit të dhunshëm:

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit