Tomi Frashëri i AKEP mbush xhepat e Grigor Jotit me qindra milionë lekë në tenderin me vlerë sa 99% e fondit limit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.03.2022, 23:11

Ju kujtohet shprehja e famshme “Jepi Tomi”? U bë disa kohë në fakt që nuk është përdorur më për shkak se AKEP ka qëndruar disi në hije kohët e fundit përsa i përket tenderave. Por duket se Tomi Frashëri, kryetari i Autoritetit Të Tomunikimeve Elektronike Dhe Postare, ka filluar përsëri “t’i japë” dhe fort madje. Kryetari i AKEP, rezulton se ka realizuar një tender tepër të dyshimtë që kap vlera të larta, mbi 100 milionë lekë të vejtra.

Më konkretisht bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër reference REF-19603-02-14-2022 dhe me objekt “Suport i sistemit të menaxhimit të cctld .al dhe licenca vjetore për pajisjet e platformës DNS”. Ky tender ka si fond limit shifrën prej 11,321,550 lekë të reja pa TVSH ose rreth 140 milionë lekë të vjetra me TVSH. Ky tender ka disa pika të cilat ngrenë dyshime se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar, e rrjedhimisht nj tender të denjë për SPAK. Duke hulumtuar dokumentacionin e kësaj procedure mësohet se në të kanë marrë pjesë vetëm 3 kompani, një numër relativisht i cunguar konkurrentësh.

Por përtej kësaj vihet re se fituese është shpallur firma INFOSOFT SYSTEMS në pronësi të biznesmenit Grigor Joti. Kjo kompani ka ofruar vlerën prej 11,175,384 lëkë të reja ose rreth 140 milionë lekë të vjetra. Rezulton se kjo nuk është oferta më e ulët. Nga studimi i materialeve të procedurës vihet re se një kompani tjetër ka ofruar gati gjysmën e vlerës së INFOSOFT SYSTEMS, përkatësisht 7,000,000 lekë të reja pa TVSH.

Kjo kompani nuk është kualifikuar ndonëse ka ofruar gati 40 milionë lekë të vjetra më pak. Gjithashtu shikohet se oferta e fituesit, kompanisë INFOSOFT SYSTEMS ka një diferencë qesharake me fondin limit të tenderit, përkatësisht kjo ofertë është sa 99% e këtij fondi. Ky fakt e rëndon akoma më tepër dyshimin se Tomi i AKEP-it ka “përlyer” duart dhe xhepat duke shpallur fitues një kompani që ka ofruar thuajse sa fondi limit i tenderit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit