Shqiptarët s’po blejnë dot as bukë, drejtoresha e Çuçit ble 2.4 MLD Lekë mish tek Olta Sharra

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.03.2022, 12:52

Nertila Mihali, dtejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara ka liruar zinxhirin me fondet publike duke ia kërcitur një tender me shifra të frikshme.

Drejtoreshat famëkeqe të këtij institucioni njihen për abuzimet galopante me Paratë Publike, aq sa përfundojnë në SPAK. Këtë radhë bëhet fjalë për një tender me objekt: Blerje Mishi dhe nënproduktet e tij për ABP.

Fitues i vlerës 2.4 Miliard Lekë është shpallur Olta Sharra e cila do tëfurnizojë me mish për 24 muaj ABP. E regjistruar si person fizik, Sharra ka përfituar Miliarda Lekë nga Buxheti i Shtetit nëpërmjet institucioneve fizike. Ajo është përfituese e tenderave nga Agim Ismaili dikur drejtor i Burgjeve, e po ashtu ajo njihet si bashkëpunëtore në tendera me Shpresa Joanidhin e Shpresa SHPK e dënuar për evazion fiskal.

Pyetja që bie në gjithë këtë histori, është se si ky person e vetme mund të fitojë shifra marramendase të parave tona?! Kush fshihet pas Olta Sharrës, personit që fiton paratë publike e kamufluar…?!

Ironia qëndron në faktin se tenderi është dhënë vetëm pak ditë më parë, në një kohë lur kriza ekonomike ka kapluar popullin dhe qeveria nuk lëshon asnjë 5 lekësh më shumë për nevojtarët ndërsa punjësit publikë të ABP që paguhen nga paratë tona do hanë po prapë qyl mish nga taksat tona.

Paska dorë të rëndë drejtoresha e Bledi Çuçit, por a ka SPAK që i heton këto shpërdorime të Buxhetit?!

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit