A po përdor Maluma “Maybach-un” luksoz të dyshuar si i Erion Veliajt?

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14.03.2022, 18:40

Teksa qindra qytetarë po protestojnë për mirëqënien e të gjithë qytetarëve në Shqipëri, qindra të rinj të tjerë po shtyhen për të dëfryer në koncertin e këngëtarit Maluma, i cili ka ardhur në Shqipëri me taksat e shqiptarëve, në një kohë që Rama thotë se jemi në luftë. Kryeministri shqiptar, i quajti turp protestuesit që kërkojnë të drejtat e tyre në kohë lufte, por jo ata që do shkojnë në koncertin e Malumës, po në një kohë lufte.

Së fundmi, këngëtari Maluma, i ftuari special i Erion Veliajt, ka publikuar dy instastory, ku tregon se është në një Mercedes Benz Maybach. Të kthehemi pak pas në kohë, dhe kujtojmë se një të tillë dyshohet se ka edhe Erion Veliaj, pasi mjeti u pa i parkuar poshtë zyrës së kryetarit të kullave.

Duke qenë se Veliaj është kryetari që ka organizuar koncertin, madje edhe duke lëshuar dorën me taksat e qytetarëve, nuk është çudi që ta ketë respektuar Malumën edhe me mjetin luksoz, 350 milionë lekë, që dyshohet se është i kryetarit të kryeqytetit më të varfër në Europë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit