U bë agresiv pas humbjes ndaj Realit, UEFA merr masa për presidentin e PSG-së

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 11.03.2022, 09:09

Eliminimi i pabesueshëm nga Real Madridi në Champions ka krijuar kaos tek skuadra e PSG-së, që nga lojtarët e deri tek drejtuesit. Gjithçka kishte të bënte me vendimet e arbitrit, të cilat ishin deçisive në eliminimin e parisienëve. Presidenti i PSG-së, Naser Al-Kelaifi nuk i doli e keqja nga ajo ndeshje dhe ka shkuar të debatojë me arbitrat në dhomat e zhveshjes.

Sipas mediave, numri 1 i klubit ka hyrë me dhunë në dhomat e zhveshejs dhe ka ofenduar, duke goditur me grusht derën. Jo vetëm kaq, por përflitet se ka kërcënuar me vdekje një punonjës të Realit, i cili po filmonte me telefon. Policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën. Si pasojë e këtye verpimeve UEFA ka hapur një investigim disiplinor për të në mënyrë që të gjykohet për ato që ka bërë. Jo vetëm ndaj Al-Kelaifit, por do hapen hetime dhe ndaj Leonardos, i cili kishte ndërhyrë që të fshiheshin fotot e atij momenti.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit