Në Gjirokastër “kursehet” edhe protesta për çmimin e naftës, qytetarët e shohin nga ekrani

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.03.2022, 22:08

Ditën e sotme në disa qytete të vendit, nga veriu në jug pati protestë për rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve të konsumit. Që nga Tirana, në të cilën u mbajt protesta më e madhe e deri tek Tepelena pati protesta.

Tubim njerëzish pati edhe në Sarandë e Tepelenë, mirëpo në Gjirokastër jo. Siç duket qytetarët e Gjirokastrës janë “kursyer” dhe nuk kanë treguar se janë kundër rritjes së çmimit të naftës që është në stratosferë.

Raportohet se teksa pjesa tjetër e Shqipërisë protestonte, qytetarët në fjalë vijuan aktivitetin e tyre normalisht, duke e ndjekur protestën nga ekrani.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit