Veliaj nuk i ndahet lekut, abuzim prej 270 milionë lekësh me varret e kryeqytetit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08.03.2022, 22:16

Erion Veliaj vazhdon të kryejë më së miri detyrën e tij të shpërndarjes së parave publike sa në një anë, në tjetrën. Por problemi qëndron në faktin se këto “shpërndarje lekësh” lart e poshtë, nuk shkojnë për të mirën e qytetarëve por për të mirën e xhepave të oligarkëve. Raset e tenderave të dyshimtë të kësaj bashkie janë të shumta, e natyrisht edhe ky që do t’ju paraqesim sot, nuk ngelet më pas. Por duket se në rastin konkret Veliaj realizon tendera të dyshimtë edhe kur vjen puna për varret e kryeqytetasve.

Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-18814-02-07-2022 dhe me objekt “LOTI 1 BLERJE VESHJE NËNTOKËSORE VARRI” të organizuar nga Agjencia e Shërbimeve Funerale nën varësi të Bashkisë Tiranë. Për këtë procedurë prokurimi, është vendosur të shpenzohen mbi 285 milionë lekë të vjetra me TVSH. Duke hulumtuar dokumentacionin pëkatës të këtij tenderi, vihet re një fakt mjaft interesant.

Në garë ka marrë pjesë vetëm një kompani. Pra kemi një mungesë totale të konkurrencës, çka ngre dyshime në lidhje me një paracaktim të mundshëm të fituesit. Kështu shikohet se firma e vetme e cila ka marrë pjesë në këtë procedurë është SINDER AB në pronësi të shtetasit Besim Memoçi. Kjo kompani ka ofruar vlerën prej 22,725,000 lëkësh të reja pa TVSH ose rreth 270 milionë lekësh të vjetra me TVSH.

Por përtej faktit se kemi të bëjmë me një garues të vetëm e për rrjedhojë edhe me mungesë të konkurrencës, vihet re edhe një tjetër fakt i dyshimtë. Vlera fituese është thuajse identike me vlerën e fondit limit të tenderit. Diferenca mes tyre është qesharake, madje më konkretisht vlera fituese është sa 95% e fondit limit. Të dyja këto fakte krijojnë dyshime të forta se fituesi mund të ketë qenë i paracaktuar.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit