Tiranë/ Guri i stërmadh bie në mes të rrugës, rrezikon jetën e shoferëve

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 05.03.2022, 23:56

Siguria në rrugët e Shqipërisë vijon të jetë një nga problemet shqetësuese për drejtuesit e mjeteve. Thuajse çdo ditë raportohen aksidente dhe sipas statistikave, bilanci në Shqipëri, në raport me numrin e popullsisë dhe fluksin e qarkullimit është tepër tronditës. Situata e rënduar në këtë shërbim publik është pranuar edhe nga vetë Policia e Shtetit.

Sipas ekspertëve të Qarkullimit Rrugor, në Shqipëri ka rrugë pa standarde, pra ka rrugë sa për të kaluar makinat, por jo për të qenë të sigurta gjatë lëvizjes. Nisur nga sa parashtruam, një qytetar na ka dërguar një foto të bërë gjatë ditës së sotme në Ndroq të Tiranës, në rrugën e vjetër Tiran-Durrës. Siç shihet, një gur i madh ka rënë në rrugë duke u bërë kështu burim aksidenti.

Ndonëse punonjësit e zjarrfikëses shihen se kanë mbërritur për ta larguar gurin nga rruga, qytetari raportoi për redaksinë tonë se një makinë me familjarë shpëtoi për pak nga përplasja. "Fatmirsisht nje familje sapo kaloj dhe per pak desh i mor ne qaf"- shkruan qytetari.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit