Aksidenti tragjik në Shkodër! Ky është 20-vjeçari që humbi jetën

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.02.2022, 08:35

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Shkoder-Koplik, si pasojë e të cilit humbi jetën një 20-vjeçar, ndërsa u plagosën tre persona të tjerë. Sipas Fax News viktima është shtetasi Arif Bajrami nga Shëngjini. Ndërkohë, personat e plagosur thuhet se janë gjendje të rëndë për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Shkodër–Koplik, janë përplasur mjeti tip audi me mjetin tip benz. Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit tip benz, shtetasi A. B., 20 vjeç, ka ndërruar jetë. Si dhe është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip audi shtetasi R. B. 21 vjeç dhe shtetasit D. B. 49 vjeçe pasagjere në mjetin tip audi dhe shtetasi B. K. 20 vjeç, pasagjer në mjetin tip benz, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër. Grupi hetimor po punon për sqarimin rrethanave të aksidentit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit