Ambasada e Ukrainës kërkon ndihmën e shqiptarëve për popullin e saj

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.02.2022, 01:55

Ambasada e Ukrainës në Shqipëri ka njoftuar se ka ngritur një shtab për të ofruar mbështetje humanitare për viktimat e sulmeve ruse në Ukrainë. Nga kushdo që ka dëshirë dhe mundësi, kërkohet që të ofrojë ndihmën e vet.

Gjërat më të rëndësishme që kërkohen janë: mbulesa termike, qese gjumi, batanije, dyshek palestre, dyshekë, mushama, jastëkë; produktet e higjenes për trupin, pasta dhe furça dhëmbësh, pelena dhe leter higjenike, peshqirë letre, antiseptik, alkool, maska ​​me shumë perdorim dhe më një përdorim; fashot, solucione dezinfektimi, tenda, shtretër kampingu, soba, tenxhere, peshqir mikrofibër, enë tavoline më shumë përdorim; Bateri, qirinj, elektrik dore; ushqime: ujë, ushqim i gatimit të shpejtë, bar myesli energjetike, fruta të thata, arra, ushqime të konservuara, makarona, drithëra të çastit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit