SKANDAL në Vlorë/ Makinat s’i hapin rrugën zjarrfikëses që nxitonte të shpëtonte dy të rinjtë e aksidentuar

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23.02.2022, 22:39

Një aksident tragjik u regjistrua ditën e sotme në Radhimë të Vlorës si pasojë e të cilit humbi jetën 21-vjeçari Savio Dhimojani dhe u plagos rëndë Aris Canaj. Makina e tyre tip "Ford" u përplas me një shtyllë. Ndërkohë në rrjetet sociale është publikuar një gjest i shëmtuar dhe aspak njerëzor, pasi disa makina nuk i kanë hapur rrugën zjarrfikëses që po nxitonte të shkonte në vendngjarje për të nxjerrë nga automjeti dy të rinjtë.

Siç shihet edhe në video shoferi i zjarrfikëses i bie vazhdimisht borisë duke sinjalizuar për urgjencën që kishte, por disa prej shoferëve nuk kanë reaguar për t'i hapur rrugën. Madje në një moment një makinë i pret rrugën dhe për pak sa nuk shkakton aksident.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit