Ky është punëtori që humbi jetën në vendin e punës pasi u aksidentua nga vetura në Istog

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.02.2022, 19:12

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 15:00 në fshatin Shushicë të ulët të Komunës së Istogut, ku një 40-vjeçar mbeti i vdekur në vendin e punës pasi u godit nga një veturë, Personi që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës është Hasan Arifaj nga fshati Rakosh i komunës së Istogut.

I njëjti është përkujtuar edhe nga bashkfshatarët e tij, si një njeri mjaftë punëtor e i dashur për rrethin ku ka jetuar e punuar,raporton gazetademos.

“Ev fort mu dhimte zoti tpast qu ngjenet tu punu per gide te familjes je kan gjithmon i sjellshem i urt e puntor jemi te tronditun komplet bashkesia lokale e rakoshit”, ka shkruar një banor i fshatit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit