Përleshja e banorëve të “5 Majit” me policinë, 5 persona përfundojnë në komisariat

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.02.2022, 17:46

Sapo është bërë me dije se janë arrestuar 5 persona pas përplasjeve që u regjistruan ditën e sotme tek “5 Maji”. Raportohet se ndaj tyre pritet të komunikohet masa e arrestit për veprën penale të “Kundërshtimit të forcave të rendit”.

Ndër të tjera thuhet se fillimisht janë shoqëruar 7 banorë, mirëpo dy prej tyre janë lënë të lirë. Banorët që ndodhen në komisariat tashmë janë Gjin Nikolli, Ndue Marku, Agim Marku, Loreta Nikolli dhe Mirash Marku.

Kujtojmë se ditën e sotme u shembën 12 banesa, gjë që shkaktoi edhe tensionet mes policisë dhe banorëve. Pas kësaj, policia përdori gaz lotsjellës për të larguar banorët, që mbronin pronën e tyre.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit