Arbana dhe Eduarti mesazh Donaldit?! “Nuk njoh akoma një shqiptar që e ka pranuar humbjen”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.02.2022, 13:51

Ditën e sotme regjisori i “Big Brother Vip” Eduart Grishaj dhe gruaja e tij Arbana Osmani duket se kanë “thumbuar” Donaldin përmes një Instagram Story në lidhje me humbjen e aktorit në BBV.

Që prej shpalljes si fitues të Ilirit, nëpër media dhe jo vetëm flitet për pakënaqësinë e Donaldit, i cili duket se pasi humbi BBV ka hequr dorë edhe nga emisioni që i dha TCH. Kujtojmë se mërzitja e aktorit për humbjen e tij nuk mund të mos vihej re edhe në finale. Ndërkohë, tashmë Arbana ka shpërndarë në llogarinë e saj të Instagramit deklaratën e Eduartit i cili ka thënë: “Ne jemi mësuar me këtë gjë, nuk njoh akoma një shqiptar që e ka pranuar humbjen. Ne kemi një problem shumë të madh për ta pranuar”.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reagim nga ana e Donaldit.

Donald Veshaj më i kërkuari në Google për Shqipëri, lë pas Sali Berishën -  Sinjali

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit