“Vajti në * të motrës, vdiq!” Si e detyroi banda shqiptare një anëtar të vetëvritej, zbulohet e shkuara në Shqipëri

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.02.2022, 10:33

Më herët u njoftua se një bandë shqiptare e cila merrej me vjedhje në mjetet e transportit publik në Greqi ka rënë në pranga. Kjo bandë kishte 17 shqiptarë dhe disa shtetas të huaj dhe vjedhje e tyre ishin të shumëllojmshme dhe kapnin vlerën e 50 mijë eurove. Banda e shqiptarëve ishte e përbërë nga anëtarë me origjinë nga Saranda, Fieri, Gjirokastra, Berati e Vlora dhe janë të akuzuar për një sërë ngjarjesh por më e rënda është ajo e shtyrjes drejt vetëvrasjes të një personi që u detyrohej 10 mijë euro.

Sipas "BW" operacioni për goditjen e grupit ka nisur në tetor 2021, ku policia greke i ka filmuar, fotografuar e përgjuar hajdutët gjatë veprimtarisë së tyre. Nëngrupi i parë drejtohej nga Klodjan Zeneli, 37 vjeç nga Saranda, i njohur në Greqi me pseudonimin “Klodi”, ndërsa në vendlindje si “Klodi Xhepos”. Nën drejtimin e tij ishin rreth 10 persona, Gimi 23-vjec, Turi 44-vjec (Artur Bashimi), Celo 35-vjec, Mini ose Mine 37-vjec, Coli 33-vjec aktualisht ne burgun e Korfuzit si dhe tre shqiptare 31, 43 dhe 52-vjec. Nengrupi i dyte drejtohej nga Aldo Bramellari, 32-vjec nga Tirana, i njohur ne Greqi me pseudonimin “Martin”. Nen drejtimin e tij ishin rreth 14 persona, shqiptaret Mandi, Niku, Nari dhe Miri, 45-vjecari Armando, 42-vjecari Turi (Artur Dinaj), 27-vjecari Eltjon, 52-vjecari Mondi, nje bullgare me emrin Maria, kater shqiptare 42, 43, 53 dhe 63-vjec dhe nje rumun 20-vjec.

Nengrupi i trete drejtohej nga 43-vjecari Dilaver Alushi nga Gjirokastra, i njohur ne Greqi me pseudonimin “Laveri” ndersa ne grup ishin edhe dy shqiptare, njeri prej te cileve ende i paidentifikuar me pseudonimin “Blendi”.

Grupi i “xhepistave” vidhte portofola, celulare, dokumenta e cte gjente. Viktima te tyre ishin kryesisht te moshuar, vajza te reja dhe turista. Anetaret e grupit niseshin ne mengjes me makina, motorra ose ne kembe dhe shkonin neper stacione nderkohe qe zgjidhnin oraret 06.00-12.30 dhe 17.00-21.00. Marsel Bashimi, 35-vjec nga Gjirokastra akuzohet se ka plagosur me thike nje shtetas gjeorgjian, i cili punonte delivery, gjate nje zenke per perparesine e kalimit te mjeteve ne rruge. Ai u pergjua pas ngjarjes teksa i kerkonte anetareve te tjere te grupit te deklaronin te vjedhur mjetin e tij dhe te ndryshonin targat. Te nesermen e plagosjes policia e Athines e zbuloi ku ndodhej dhe e arrestoi. Nje tjeter ngjarje e rende e zbuluar eshte nje vetevrasje. Nje anetar i grupit i njohur si “Lame” kreu vetevrasje pasi detyrohej 10.000 euro dhe presionohej nga drejtues te grupit qe t’i jepte. Teksa banda kishte planifikuar qe ta rrihte me qellim qe te jepte parate, i riu nuk e duroi presionin dhe vrau veten. U gjet i varur ne nje dhome hoteli ne “Omonia”.

Nje bisedë e përgjuar mes Klodjan Zenelit dhe Marsel Bashimit është si vijon:

Bashimi: Atje eshte Lame.

Klodjan: Jo * erdhi ketu i dehur.

Bashimi: Pse nuk e mbajte.

Klodjan: Mora Turin por Turi me tha qe hante. Ca ka bere *

Bashimi: Ceshtja eshte qe mua me detyrohet ca para dhe ka bere pune 10.000 euro **

Klodjan: Sa ka bere

Bashimi: 10.000 euro ore vella. Ishin 17, 7 i moren ata, 10 i mori Lame

Klodjan: Kur i ka bere ore vella

Bashimi: Para dy ditesh ore vella ai me tha mua qe beri nje pune 300 lek (e pakuptueshme) tek kush dha 50 lek

Klodjan: Ai me tha mua kam bere nje pune 300 lek (e pakuptueshme) 50 lek

Bashimi: Kujt ja dha 50 lek

Klodjan: 17.000 lek

Bashimi: 7.000 dhe ato i moren te tjeret dhe 10.000 lek Lame.

(Lek perdoret si kod per te nenkuptuar Euro, ndersa me * jane shenuar fjale fyese) Madje nje bisede te dates 21.11.2021 mes nje prej drejtuesve te grupit dhe nje shqiptari te paidentifikuar pas vetevrajes se Lames vijon si me poshte:

I panjohur: E more vesh per Lamen.

Drejtuesi: Aa…

I panjohur: Vajti ne… te motres vdiq

Drejtuesi: E di

I panjohur: U var, e gjeten te varur

Drejtuesi: Ku e gjeten te varur

I panjohur: Ne hotel ishte bashke me… E gjeti ai te varur

Nga dosja hetimore jane zbuluar edhe dy emra te tjere shqiptaresh te cilet nuk jane bere publik ne emrat e identifikuar nga policia per publikun, konkretisht shtetasit Agim Stroka dhe Erion Muhamet Jakupi. Madje ne nje bisede, Stroka flet me nje shqiptar te paidentifikuar lidhur me kontrollet e policise dhe gjate bisedes zbulohet se ky i fundit ka me vete nje arme zjarri. Megjithate avokatet Dimitris Mpeldekos dhe Giannis Glikas, qe mbrojne nje prej drejtuesit e grupit, jane shprehur per mediat greke: “Sot hetuesja me pëlqimin e prokurores ka liruar klientin tonë duke pranuar pjesërisht argumentet tona ligjore dhe faktike. Jemi shumë të kënaqur me këtë zhvillim dhe presim që të përcaktohet gjyqi për të vërtetuar pafajësinë e tij të plotë”.

“Xhepistat” me precedente edhe ne Shqiperi.

Marsel Bashimi, 35-vjec nga lagjia “Manat” Gjirokaster, ka qene i arrestuar edhe ne nentor 2014 per vjedhjen me dhune te nje 20-vjecareje ne Lazarat. Ai i grabiti celularin nen kercenimin e thikes, gjate kohes qe e reja kthehej nga varrezat.

Aldo Bramellari, 32-vjec nga Tirana, ka qene i arrestuar ne tetor 2016, pasi ka bërë kallëzim shtetasi F.S, vjeç 35, banues në Prishtinë Kosovë, se në stadiumin e Shkodres, gjate ndeshjes Kosove – Kroaci, dyshonte se ky shtetas i ka vjedhur një aparat celular “Iphone”, portofolin dhe disa dokumente, të cilat i janë gjetur këtij shtetasi.

Artur Dinaj, 43-vjeç, banues në lagjen “Apollonia”, Fier, i dënuar më parë për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prishje të qetësisë publike”. Per here te fundit arrestuar ne Shqiperi ne qershor 2017 ne Fier per “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” lidhur me disa te shtena me arme zjarri ne lokal “Gjermani” ne Seman, Fier ne 21.06.2017./BW

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit