Më në fund! “Snapchat” sjell risinë e re që po pritej nga të gjithë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.02.2022, 13:18

Snapchat do t'i lejojë përdoruesit të ndryshojnë emrat fillestarë (username) me një përditësim që do të arrijë tek të gjithë në mënyrë globale gjatë këtij muaj. Kompania ka njoftuar se përdoruesit do të jenë në gjendje të ndryshojnë emrin që kanë përdorur fillimisht pa pasur nevojë për të krijuar një llogari krejtësisht të re. Snapchat thotë se funksioni i ri do të jetë i disponueshëm si për iOS ashtu edhe për Android dhe do të nisë më 23 shkurt.

Për të ndryshuar emrin e përdoruesit, shkoni te ikona Bitmoji në këndin e sipërm djathtas të kamerës. Klikonin ikonën e ingranazhit, më pas "Emri i përdoruesit" dhe zgjidhni "Ndrysho emrin e përdoruesit". Ndryshimi i emrit të përdoruesit nuk do të ketë ndonjë ndikim në kontaktet tuaja, , Snap Score ose memoriet. Por duhet patur kujdes pasi emri i përdoruesit mund të ndryshohet vetëm një herë në vit dhe Snapchat shton se nuk do të jeni në gjendje të zgjidhni një emër që është përdorur në të kaluarën, madje edhe nga ju vetë.

Burimi:theverge Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit