Satanizmi bën ‘kërdinë’ në Shqipëri! Në pak kohë shënoi 4 vdekje të mistershme, simbolet e tij me energji negative bëhen tattoo

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.02.2022, 09:28

Satanizmi është besimi dhe adhurimi i Djallit. E frikshme kur e dëgjon, por që për fat të keq këto persona që ekzistencën e tyre e lidhin me djallin dhe janë shërbëtorë të tyre po bëjnë ‘kërdinë’ në vendin tonë. Ndonëse përpjekja e këtyre grupeve satanike ka qenë që satanizmi të bëhet fe, kjo dëshirë e tyre nuk ka mundur të realizohet, ndërsa numri i personave që ‘flijohen’ dhe adhurojnë demonët po rritet frikshëm. Rasti më i freskët ishte ai i filmuar në një nga brigjet shqiptare, ku në mes të detit dhe në orët e vona të mbrëmjes, një person i veshur me të zeza përpiqet të mbysë një qen si sakrificë për demonët.

Lidhur me këtë ngjarje reagoi edhe eksperti i kriminalistikës , i cili u shpreh se këto grupe satanike që këta persona që vrasin apo vetëvriten në mënyrë të mistershme përmes riteve satanike apo të sekteve të tjera, kanë gjetur ‘parajsën’ në vendin tonë. Grupet satanike që besojnë tek djajtë janë shtuar shumë në Shqipëri, ndërsa shpesh kane marrë edhe jetë njerëzish përmes sakrificës apo çuarjes së anëtarëve të tyre drejt vetësakrifikimit.

Disa nga rastet e regjistruara në vendin tonë janë tmerruese dhe tragjike. Kujtojmë këtu rastin e vdekjes së Evgjeni Baxhos, që u gjet e vdekur më 18 maj në banesën me qira pranë lagjes “Ali Demi” në Tiranë. Pas ekspertizës së trupit të pajetë të vajzës, u identifikuan disa shenja të dyshimta, teksa ekspertët u shprehën se këto shenja janë tregues të një rituali satanik të kryer nga një sekt mbi vajzën e re që humbi jetën në lule të rinisë.

Por brenda harkut kohor të një viti, në vendin tonë kanë ndodhur edhe vdekje të tjera të dyshimta ku nga pas është fshehur sërish Satanizmi. Përmendim vdekjen ekonomistit të identifikuar si Gerti S., i cili u gjet i vdekur pak muaj më parë në një zonë të pyllëzuar në periferi të Tiranës. I ndjeri u nda nga jeta pas 40 ditëve nga momenti që kishte shkëputur lidhjet me familjen e tij dhe kishte nisur të ketë kontakte me një sekt okult në kryeqytet. Vlen të theksohet se ekonomisti nga Tirana, një djalë i shkëlqyer për ata që e njihnin përpara se të vdiste, u gjet pa shenja jete, i paushqyer dhe në pozicion lutjeje në një pyll në periferi të Tiranës.

Ngjarje tronditëse dhe tepër e dyshimtë është edhe rasti i familjes Josifi. Bëhet fjalë për vdekjen e dyshimtë të Anisa Josifit e cila u mbajt për disa muaj e vdekur në krevat nga nëna dhe motra, Blerta. Ndërkohë pas kësaj u regjistrua viktima e dytë, pra Zhaneta e cila bashkë me vajzën tjetër hoqën dorë nga ushqimi në formë sakrifice për të kthyer në jetë Anisën. Nga kjo sakrificë vdiq nëna, Zhaneta Josifi, ndërsa Blerta arriti të shpëtojë.

Të gjitha vdekjet e përmendur më sipër janë të dyshimta dhe shqetësuese për shoqërinë dhe vendin tonë, ndërsa qeveria shqiptare ende nuk ka ngritur grupe të posaçme hetimi në Shqipëri, në mënyrë që të futen në këto rrjete për të investiguar dhe për t’i parandaluar, në mënyrë që të mos marrin më jetë njerëzish. Grupet satanike cilësohen si të pamëshirshëm që nuk të falin dhe nuk të lënë të dalësh nga rrethi i tyre.

Një shqetësim tjetër janë edhe simbolet satanike që shpesh i shohim në bizhu, tatto, por që duke ditur që këto shenja/simbole i përkasin satanizmit, duhet të evitohen plotësisht sepse kanë një energji të madhe negative. Pas 4 viktimave në vendin tonë në një periudhë shumë të shkurtër kohore, grupet e hetimit në vendin tonë duhet të nisin hetimet intensive dhe të ndalojnë satanizmin në Shqipëri që të mos regjistrohen më vdekje të dyshimta dhe të rinjtë/ të rejat, por edhe grupmoshat e tjera të mos bien pre e adhurimit të djallit dhe rrethit të frikshëm të satanizmit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit