Tenderi skandaloz me 800 milionë lekë i ECO-TIRANA, Veliaj dhe Mazniku gati për pranga

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.02.2022, 22:06

Tenderi që do t’ju paraqesim sot është vërtetë skandaloz dhe nëse në Shqipëri do të funksiononin siç duhet organet e hetimit dhe drejtësia, Veliaj dhe Mazniku do të përfundonin në pranga. Por ju e dini që kjo nuk do të ndodhë, pasi SPAK duket se fle gjumë më shumë se Lulzim Basha. Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër reference REF-16038-12-21-2021 dhe me objekt “Punime Rikonstruksioni zyrat dhe sheshi Don Bosko”. Fondi limit i tenderit është caktuar 66,964,620 lekë të reja pa TVSH ose rreth 800 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Tenderi është hapur nga shoqëria ECO TIRANA në bashkë-pronësi të Bashkisë Tiranë dhe AGSM Holding ALBANIA, ku Bashkia Tiranë zotëron 51% të aksioneve. Administrator i ECO TIRANA ka qenë Arbjan Mazniku i cili për çudi në qershor të vitit 2021 ka nga dhënë dorëheqjen nga posti i anëtarit të Këshillit të Administrimit. Pa përmendur fare lidhjet e aluduara të kësaj shoqërie me organizatën mafioze “Ndragheta”, ky tender është tepër i dyshimtë deri në kufijtë e skandalit.

Themi kështu pasi në këtë tender kanë marrë pjesë në garë 4 firma, nga të cilat dy kanë ofruar zero lekë. Pra imagjinoni pak. Dy kompani kanë marrë mundimin të hyjnë në garë në një tender me fond limit thuajse 1 miliardë lekë të vjetra, por kanë vendosur të mos japin ofërtë. Në një kohë që numri total i garuesëve ka qenë 4, i bie që 50% e pjesëmarrësve kanë ofruar zero lekë. Atëherë përse kanë marrë pjesë? Këtë duam të dimë edhe ne, por me shumë mundësi askush nuk ka për t’u përgjigjur. Gjithsesi pak rëndësi ka, pasi merret me mend se këto dy kompani kanë marrë pjesë thjesht sa për numër dhe për të krijuar idenë e rremë se ka patur konkurrencë.

Ndërkaq nga dy kompanitë e tjera, fituese është shpallur ajo që ka ofruar vlerën më të lartë. Absurde apo jo? Në një vend normal po, por jo nëse bëhet fjalë për Shqipërinë. Madje diferenca mes dy firmave është gati 140 milionë lekë të vjetra me TVSH. Në rastin më të mirë këto para janë humbje e pastër nga paratë e shqiptarëve. Si përfundim, fitues ëhstë shpallur bashkimi i operatorëve A.L-ASFALT SHPK në pronësi të shtetasve Astrit Varaku dhe Luan Mema & HTM SHPK në pronësi të shtetasit Ilir Tabaku. Vlen të përmendet se vlera e ofruar prej tyre është 66,198,080 lëkë të reja pa TVSH ose rreth 800 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo shifër është thuajse identike me fondin limit, përkatësisht sa 98.85% e tij. A duhet ndonjë gjë tjetër që SPAK të hetojë?

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit