Pasi Gentian Sula mori miliarda tendera me AGIKONS, e shoqja harxhon miliona nga taksat e shqiptarëve për evente mondane

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16.02.2022, 22:12

AGIKONS është një ndër kompanitë që ka përfituar më shumë tendera nga institucionet e shtetit shqiptar. Dhe këtu nuk flasim për shifra të vogla, por për vlera që shkojnë ne nivele miliardash. Një pjesë të konsiderueshme të tenderave kjo kompani i ka marrë nga Bashkia Tiranë. Një ndër tenderat më të diskutuar të fituar nga kjo kompani ka qenë edhe rehabilitimi i Parkut Rinia në Tiranë ku u harxhuan mbi 1 miliardë lekë të vjetra për të bërë thuajse asgjë. Kjo pasi nuk u mor vesh se çfarë u rehabilitua përveçse “xhepave” të kompanisë që mori lekët. Këtë e provoi vetëm pak ditë pas inaugurimit një shi i lehtë që për pak minuta përmbyti tërë parkun duke nxjerrë në shesh të palarat.

Por ndër të tjera AGIKONS njihet edhe si shkatërruesja e Kodrës së Diellit në Tiranë ku ka ndërtuar disa komplekse pallatesh, ndër të cilat sipas artikujve në media edhe vetë Erion Veliaj ka një vilë në ato komplekse. Por sikur të mos mjaftonin gjithë miliardat që ka përfituar nga tenderat e ndryshëm, duket se e shoqja e pronarit “de facto” të kësaj kompanie, ka marrë edhe disa miliona të tjerë nga xhepat e shqiptarëve për dëfrim.

Po, po. E lexuat mirë. Zonja në fjalë është kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit. Duket se ky institucion në vend që të hapë dosjet e qytetarëve shqiptarë të spiunuar nga komunizmi, organizon evente me të ngrëna e të pira më paratë e shqiptarëve. Për të folur konkretisht, bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-19686-02-15-2022 dhe me objekt “Organizim eventi në qytetin Tiranës në kuadër të Projektit të përfunduar AIDSSH-ICMP”. Ky “event” përfshin shërbime katering dhe pajisje audio-vizuale. Absurde apo jo?

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit