Veliaj i lë të gjithë pa fjalë, “gostit” Nazif Bajramin me 700 milionë për kopshtin dhe çerdhen e Shkozës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15.02.2022, 21:59

Erion Veliaj përditë e më tepër nuk rresht së na habituri me numrin e madh të tenderave të dyshimtë që jep nëpërmjet institucionit që drejton. Siç mund të merret me mend lehtë, Bashkia Tiranë është njëri ndër institucionet e pushtetit lokal që organizon më tepër tendera kryesisht në vlera të mëdha. Por në rastin konkret duket se i ka kaluar disi limitet. Rezulton se për të ndërtuar një kopësht dhe një çerdhe në Shkozë, Erion Veliaj do të harxhojë mbi 700 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Këto para do t’ia japë Nazif Bajramit të kompanisë BAJRAMI N., ndonëse dikush tjetër ka bërë ofertë më të ulët. Gati për SPAK apo jo? Por le t’i marrim gjërat më konkretisht. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-16783-12-30-2021 dhe me objekt “Ndërtim kopsht dhe çerdhe e integruar në Shkozë”. Kjo procedurë prokurimi ka patur si fond limit shifrën prej 76,617,313 lëkësh të reja pa TVSH.

Nëse i hedhim një sy dokumentave të këtij tenderi të disponuara nga Joq Albania vihet re se në të kanë marrë pjesë 13 pjesëmarrës. Por pavarësisht këtij numri konkurrentësh, vihet re një aspekt i habitshëm. Një pjesë e mirë e tyre kanë ofruar vlera të përafërta, thuajse të njëjta. Siç dihet kur ofertuesit bëjnë oferta tepër të ngjashme, ka dyshime të forta se kemi të bëjmë me fitues të paracaktuar.

Por përtej këtij fakti rezulton se njëri nga pjesëmarrësit ka ofruar një shifër më të ulët sesa kompania e shpallur fituese. Kjo diferencë nuk është aspak e vogël. Bëhet fjalë për një vlerë rreth 80 milionë lekë të vjetra me gjithë TVSH. Për habi duket se kjo diferencë nuk është marrë aspak parasysh nga Veliaj dhe fituese është zgjedhur kompania BAJRAMI N. me ofertë 59,398,034 lekë të reja pa TVSH ose rreth 700 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit