“Do të kthehem dhe do të të vras”, shqiptari që kërcënonte ish-en arrestohet në shtëpinë e të dashurës së re

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.02.2022, 10:33

Autoritetet italiane kanë arrestuar së fundmi një 26-vjeçar shqiptar pasi akuzohet se ka keqtrajtuar e dhunuar familjarët e tij. I riu shqiptar kishte urdhër ndalimi për t'iu afruar ish-të dashurës së tij, një 27-vjeçare italiane banuese në një qendër në Luginën e Comino. Pavarësisht urdhërit të ndalimit shqiptari kishte sjellje agresive dhe të dhunshme ndaj saj. Shqiptari e kërcënonte vazhdimisht ish-të dashurën e tij duke i thënë se do ta vriste.

Do të kthehem dhe do të të vras ​​me duart e mia.

I riu pasi mësoi se ishte denoncuar për këto që kishte bërë dhe ishte shpallur në kërkim kishte shkuar të fshihej në Frosinone në shtëpinë e një vajze 21-vjeçare , me të cilën kishte krijuar një lidhje të re romantike. Por pavarësisht përpjekjeve të tij për t'u fshehur, policia italiane arriti ta arrestonte dhe i gjetën hashash dhe marijuanë me vete. Tanimë 26-vjeçari shqiptar është i mbyllur në burgun e Velletrit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit