Nis protesta para Kuvendit për shembjen e shtëpive në “5 Maj”, banorët kërkojnë të fusin dy përfaqësues në parlament

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.02.2022, 10:10

Edhe sot banorët e zonës së “5 Majit” janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit të Shqipërisë.

Ata po protestojnë për shembjen e shtëpive të tyre nga ana Bashkisë Tiranë, ndërsa deklarojnë se nuk kanë firmosur asnjë kontratë me këtë institucion.

Ndërkohë banorët kërkojnë që dy përfaqësues të tyre të futen në parlament dhe të dëgjohet zëri i popullit.

Banorët:

Nuk do hyjmë të gjithë në parlament, le të marrin dy përfaqësues. Dy duhet të futen, i çoni fjalë kryetares, të futen brenda dhe të dëgjohet zëri i popullit.

Kujtojmë se prej javësh banorët kanë protestuar për shembjen e banesave të tyre. Ata preken nga projekti i ri i rindërtimit dhe Unazës së Madhe. Ata kërkojnë transparencë dhe një banesë ku të fusin kokën dhe të kalojnë këto ditë të ftohta.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit