“5 Maji” KULLAT e MILIARDAVE që Erion Veliaj po i ndan oligarkëve/ Nga Ilir Shtufi, tek Anton Gjinaj, Geci e Salillari

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.02.2022, 22:27

PJESA I

Gjatë javëve të fundit, e jo më larg se sot, skenat e barbarisë të ushtruar nga Policia e Shtetit ndaj banorëve të 5 Majit, kanë patur një arsye të fortë… Pas forcës së ushtruar ndaj popullit, gjithnjë fshihet paraja, motivi që i bën pushtetarët të shfarosin gjithçka që u zë rrugën në planet e tyre për ndarje të thelave të parave publike, taksave të vetë qytetarëve.

Ai e konsideron si plani i Rindërtimit, por në këtë projekt bëhet fjalë për një thes të madh me para nga Buxheti i Shtetit që do u shpërndahen oligarkëve që do ndërtojnë aty kullat. 140 MLD Lekë është fondi i akorduar nga qeveria që do u shpërndahet më të fortëve të Tiranës me menaxhues të parave nëpërmjet tenderave, Erion Veliajn.

Çuditërisht fitues të tenderave me vlera të frikshme janë shpallur përfituesit më të mëdhenj të bashkisë Tiranë, oligarkët e përheshëm të Veliajt dhe Ramës.

JOQ ALBANIA ka zbardhur emrat e kompanive që kanë përfituar nga ai që qeveria dhe kryebashkiaku e quan ‘rindërtim’, i cili padyshim merr kontekstin e plotë të asaj çfarë do të jetë: Rindërtim i kullave të oligarkëve duke forcuar marrëdhëniet klienteliste.

LISTA E KOMPANIVE QË DO NDËRTOJNË KULLAT DHE MILIARDAT E PËRFITUARA NGA ERION VELIAJ

Lista e përfituesve të parave publike kryesohet nga “Nova Constuction 2012” shpk e Ilir dhe Kujtim Shtufit dhe “Alesio 2014” shpk e Anton Gjinajt me mbi 8 MLD LEKË.

Shtufët janë klientë të rregullt të tenderave të bashkisë Tiranë dhe ndërtues i disa kullave në Tiranë, përfshirë “Tirana Garden Building”, në zonën e ish-21 Dhjetorit.

Pashk Rrapi me emër të ndryshuar në Anton Gjinaj, i dënuar me 8 vite burg për trafik droge vazhdon të endë nëpër rrugët e kryeqytetit jashtë orarit të lejuar nga Veliaj, betonieret e tij. Rikujtojmë se disa kohë më parë një nga betonieret e tij shtypi një person në Tiranë.

PASHK RRAPI

Në vend të dytë dhe të tretë renditen me vlerë të njëjtë përfitimi oligarku Ramë Geci me kompaninë e tij dhe Mane/TCI” e Samir Manes së bashku me një grup kompanish me një vlerë prej mbi 5.6 MLD LEKËSH. Geci është pronar i 15-katëshit të Tiranës dhe kullës 30-katëshe të lartë në qendër të Tiranës, ndërsa Mane cilësohet si njeriu më i pasur i Shqipërisë.

SAMIR MANE

RAM GECI

Në vend të katërt, as më pak e as më shumë vetë Pëllumb Salillari, pika e dobët e Edi Ramës me një tender të dhënë me vlerë 5.4 MLD LEKË.

PËLLUMB SALILLARI

Pjesën e dytë të këtij artikulli do e vijojmë denoncimin ditën e nesërme teksa shqiptarët shohin se si qeveria shtyp popullin për t’i dhënë para oligarkëve të ndërtojnë kulla në rrënojat e shtëpive të tyre.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit