Policia e ruan si “sytë e ballit” nga të rrezikshmit e burgut/ Saimir Tahiri takohet me familjarët tek 313, avokati tregon gjendjen e tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.02.2022, 16:21

Ditën e sotme ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është takuar me familjarët e tij dhe dy avokatët mbrojtës, në ambientet e paraburgimit. Në një intervistë për ABC një nga dy avokatët e ish-ministrit, Dritan Jahaj ka thënë se Tahiri ka qenë i qetë, ndërsa në ditët në vijim do t’i drejtohen me rekurs gjykatës së lartë për vendimin e apelit.

Raportohet se ish-ministri qëndron i vetëm në një qeli në katin e dytë të godinës numër dy të këtij institucioni, ndërsa qelia në fjalë ka një frigorifer dhe një televizor.

Ndër të tjera, burime bëjnë me dije se në ditët në vijim pritet transferimi i Tahirit në burgun e Rrogozhinës, për shkak se burgu i Vaqarrit është në rikonstruksion. Derisa të transferohet, ish-ministri do të jetë në vëzhgim nga autoritetet e burgjeve për arsye sigurie, për shkak se në ambientet e burgut 313 qëndrojnë të dënuar me rrezikshmëri të lartë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit