Bashkia Tiranë harxhon 330 milionë lekë për të analizuar të dhënat e veta

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.02.2022, 22:06

Bashkia Tiranë duket se nuk ka më se për çfarë t’i harxhojë paratë publike dhe shpik tendera nga më të çuditshmit. Duket se kjo është një periudhë në të cilën ky institucion po harxhon para “me grushta”, pasi thuajse çdo ditë del në pah minimumi nga një tender i dyshimtë. Por nëse deri dje tenderat e këtij institucioni kishin deri diku një arsye të tipit ndërtim apo rikosntruksion objekti, kësaj rradhe punët kanë ndryshuar. Rezulton se bashkia në fjalë do të harxhojë rreth 330 milionë lekë të vjetra me TVSH për të analizuar të dhënat e veta.

PO, po, e lexuat mirë. Ky institucion ka nevojë të ngrejë një platformë elektronike për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave të tij dhe kjo i duhet për të marrë vendime sa më efikase. Pyetja që shtrohet është si ia ka bërë bashkia deri tani për të “analizuar” të dhënat e saj? Natyrisht që ka përdorur programe elektronike dhe sisteme të informatizuara. Por me sa duket ky tender është thjesht një preteks për të shpërdoruar paratë publike.

Për këtë qëllim Bashkia Tiranë ka organizuar një tender me numër reference REF-16777-12-30-2021 dhe me objekt “Ngritja e platformës për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave në funksion të një vendimmarrje sa më efikase në Institucion”. Fondi limit është 29,143,328 lëkë të reja pa TVSH ose rreth 350 milionë lekë të vjetra me TVSH. Duke studiuar dokumentat e kësaj procedure vihet re se në garë kanë marrë pjesë vetëm 2 kompani, nga të cilat ka fituar ajo që ka dhënë ofertën më të lartë.

Fituesi konkretisht është zgjedhur firma INET ALBANIA, me ofertë 27,686,000 lëkë të reja pa TVSH ose rreth 330 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Më një llogaritje të thjeshtë arrihet në përfundimin se vlera fituese është sa 95% e fonit limit, çka vërteton edhe një herë se tenderi është i dyshimtë dhe se me shumë mundësi fituesi ka qenë i paracaktuar.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit